STANDARDE GJERMANE TË CILËSISË
Analiza të sakta, kontrolle parandaluese, konsulta specialistike dhe kujdes shëndetësor sipas standardeve gjermane të cilësisë.
Çdo mostër trajtohet me kujdes dhe profesionalizëm sipas standardeve të një klinike private gjermane.

Protokolle të sigurta dhe rezultate të kontrolluara për diagnoza të besueshme.
Pajisje moderne dhe teknologji laboratorike sipas standardeve gjermane.
Specialistë me përvojë të gjerë klinike dhe laboratorike.
Udhëzim i qartë para, gjatë dhe pas analizave tuaja.

Hemogramë, analiza për diabetin, hormonet dhe vitaminat dhe shumë analiza të tjera.

Imazheri me rreze X e avancuar dhe e përshtatëshme edhe për fëmijë

Ekzaminime diagnostikuese që përdorin valë ultratingujsh në mënyrë të sigurt, të shpejtë dhe pa dhimbje.

Teknologji e avancuar për matjen e saktë të dendësisë kockore dhe vlerësimin e rrezikut për osteoporozë.

Trajtime profesionale dhe të personalizuara për lehtësimin e dhimbjes dhe rikthimin e lëvizshmërisë.

Paketa kontrolli të personalizuara sipas moshës, gjinisë dhe profilit të rrezikut.

Shumë probleme metabolike, hormonale dhe kardiovaskulare mund të zhvillohen pa simptoma për vite. Kontrollet e rregullta ndihmojnë në zbulimin e tyre në kohë.
e problemeve shëndetësore mund të zbulohen herët përmes analizave rutinë.
kohë mesatare për rezultatet e analizave standarde.
kontroll parandalues i rekomanduar për të rriturit.




Laborator shumë profesional, paisje moderne dhe staf shumë i edukuar. Menaxherja Ornela na orientoi në mënyrë të qartë dhe të saktë për çdo shërbim Rezultatet i mora shumë shpejt dhe me shpjegim të detajuar. Super shërbim!


Shërbim shumë profesional dhe staf shumë i sjellshëm. Na priti menaxhere Ornela, e cila na orientoi me shumë dashamirësi dhe profesionalizëm gjatë gjithë procesit. Analizat u kryen shpejt dhe me saktësi të plotë. Ambient shumë i pastër dhe i rregullt. E rekomandoj pa hezitim si klinikë dhe laborator shumë serioz!


Vizita ime në këtë klinikë ishte shumë pozitive. Më priti Dk.Ornela, e cila ishte e sjellshme dhe më sqaroi qartë çdo hap. Ambienti ishte i pastër dhe shërbimi u krye shpejt. Jam e kënaqur me përvojën

Merrni me vete një dokument identifikimi të vlefshëm, rekomandimin e mjekut nëse e keni dhe çdo rezultat të mëparshëm laboratorik, në mënyrë që specialistët tanë të krahasojnë vlerat me kalimin e kohës.
Shumica e analizave të gjakut kërkojnë 8–12 orë agjërim, por lejohet uji. Shmangni aktivitetin fizik intensiv dhe alkoolin një ditë më parë, dhe na tregoni për çdo ilaç që përdorni.
Analizat standarde janë gati brenda 24 orëve dhe dërgohen në mënyrë të sigurt me email. Kulturat e specializuara mikrobiologjike mund të zgjasin 3–5 ditë.
Po. Na telefononi ose na shkruani në WhatsApp të paktën 12 orë para takimit dhe ne do ta ndryshojmë orarin pa pagesë.
Rezervoni takimin tuaj laboratorik online në vetëm disa klikime.